Komuna e Prishtinës ka filluar procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet pas reshjeve të dendura. Komisioni po evidenton dëmet në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim. Kërkesat e qytetarëve të dëmtuar pranohen në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
