Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë nga Melania Trump

Para 1 muaj

Presidenca ka njoftuar se Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka pranuar ftesë zyrtare nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.

Samiti i dedikohet iniciativës “Fostering the Future Together”, të cilës Kosova iu bashkua në shtator 2025. Qëllimi i kësaj nisme është mbështetja e fëmijëve, prindërve dhe edukatorëve përmes teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, si dhe rritja e sigurisë së të rinjve në internet. Kompanitë kryesore të teknologjisë janë zotuar t’i ofrojnë këto mjete pa kosto ose me kosto të ulët për vendet pjesëmarrëse.

Presidenca thekson se nisma lidhet me prioritetet e Presidentes Osmani për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet digjitale dhe zhvillimin e sektorit të TI-së. Kosova pritet të kontribuojë me plane konkrete të prezantuara tashmë para administratës amerikane.

Sipas Presidencës, pjesëmarrja në këtë samit forcon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe angazhimin për mirëqenien e gjeneratës së re.