Princesha Kate në vitin vendimtar, përgatitje për rolin e Mbretëreshës

Para 14 ditë

Princesha Kate po hyn në një vit të konsideruar vendimtar, teksa raportimet nga mediat britanike sugjerojnë se ajo dhe Princi William po përgatiten gjithnjë e më shumë për rolet e tyre të ardhshme mbretërore.

Sipas këtyre burimeve, Kate po merr më shumë përgjegjësi publike dhe institucionale, ndërsa në prapaskenë flitet edhe për përgatitje afatgjata që lidhen me kurorëzimin e ardhshëm, megjithëse detajet zyrtare nuk janë konfirmuar. Fokus i veçantë mbetet një monarki më moderne dhe e afërt me qytetarët.