Pretendimi për kontroll në Kosovë, ofendim ndaj heronjve që dhanë jetën për liri!

Para 2 muaj

Ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalimin në Hagë ka goditur Prokurorinë e Specializuar për pretendimet e tyre ndaj katërshes së UÇK-së,

“Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe ushtrimi i kontrollit të Kosovës. Është plotësisht e pavërtetë, absurde dhe thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronj që dhanë jetën për liri, është ofendim për viktimat e pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.” – u deklarua Thaçi.

Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po qëndron përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).