Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me fokus konstitutimin e parlamentit, si dhe fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e rolit strategjik të Gjermanisë për stabilitetin rajonal dhe integrimin euroatlantik të Kosovës, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe NATO.
Po ashtu, u fol për nevojën e qartësisë në dialogun me Serbinë, me theks në njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës.
Takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve për realizimin e objektivave të përbashkëta.
