Presidentja Vjosa Osmani nderohet me medaljen e lartë shtetërore të Antigua dhe Barbuda për lidership dhe kontribut në paqe dhe barazi

Para 10 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua me medaljen prestigjioze “Faithful and Meritorious Medal for Service to Country” nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda, Sir Dr. Rodney Williams, me autorizim të Mbreti Charles III. Kjo dekoratë iu dha në njohje të lidershipit të saj të guximshëm, kontributit për paqen, demokracinë dhe avancimin e rolit të grave në udhëheqje, si dhe për përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Guvernatori e përshkroi Presidenten Osmani si një shembull frymëzues për drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare. Presidentja Osmani e vlerësoi medaljen si një nder për gjithë popullin e Kosovës, duke theksuar vendosmërinë e tij në mbrojtje të lirisë. Medalja është një nga dekoratat më të larta shtetërore të Antigua dhe Barbuda për merita të veçanta në shërbim të vendit dhe vlerave universale.