Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Mitrovicën e Jugut për ta uruar Faton Pecin me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të komunës. Osmani u prit nga Peci, ndërsa gjatë vizitës u mirëprit edhe me lule nga dy vajza, në një atmosferë simbolike dhe miqësore.
