Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke e cilësuar këtë ditë si një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe forcimin e lidhjeve të dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve.
Në urimin e saj, Osmani thekson rëndësinë e solidaritetit, sakrificës dhe përkushtimit, duke shprehur dëshirën që festa të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Ajo shpreh shpresën që Kurban Bajrami të shërbejë si frymëzim për një të ardhme me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë.
“Gëzuar dhe me fat Kurban Bajramin!”, përfundon urimin e saj Presidentja.
