Presidentja Osmani udhëton në Shqipëri për arsye private, jo për protestën pro-UÇK

Para 6 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë sot duke kaluar kufirin drejt Shqipërisë me eskortën zyrtare.

Edhe pse disa media raportuan se ajo po shkonte në Tiranë për protestën pro-UÇK, burime brenda Presidencës konfirmuan për Klan Kosova se arsyeja e udhëtimit është private dhe nuk ka lidhje me protestën mbarëkombëtare të sotme.

Raportimet për pjesëmarrjen e Osmanit në protestë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.