Presidentja Osmani: Teknologjia dhe inovacioni po e çojnë Kosovën përpara

Para 1 muaj

Presidentja Vjosa Osmani në “Festivalin Doku.Tech 2025” tha se inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj të Kosovës po krijojnë të ardhmen digjitale që tejkalon kufijtë e vendit.

“Çdo ide e lindur këtu mbart besimin se teknologjia duhet të shërbejë njerëzve duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë,” theksoi Osmani, duke shtuar se vizioni është një Kosovë që kontribuon për një botë më të lirë dhe inovative.

Festivali “Doku.Tech 2025”, më i madhi në vend në fushën e teknologjisë, po mbahet më 23-24 tetor në Tech.Park Prishtina, duke mbledhur ekspertë dhe entuziastë nga Kosova dhe bota.