Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte.
Gjatë takimit, u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe roli thelbësor i misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të aleancës për vendin tonë.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë,” tha Presidentja Osmani pas takimit.
