Presidentja Osmani takohet me Presidentin e Senegalit në New York

Para 7 muaj

Gjatë qëndrimit të saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e ri të Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha strategjike.

“Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka deklaruar Osmani.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Senegalit, me fokus në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përkrahjen reciproke në forume globale.