Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe me anëtarë të Kombeve të Bashkuara gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur kongresmeni amerikan Keith Self, i cili u shpreh i kënaqur që pati mundësinë të kalojë kohë me presidenten Osmani, pas takimeve të saj të rëndësishme.
“I jam mirënjohës Osmanit, presidentes së Kosovës, që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, shkroi kongresmeni në një postim në Facebook.
Vizita e presidentes Osmani në SHBA vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për rritjen e mbështetjes për vendin në arenën globale.
Ende nuk janë publikuar detaje të plota rreth përmbajtjes së takimit me Trump, por pritet që gjatë ditëve në vijim presidenca të japë më shumë informacion.
