Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Brunei, e ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit.
Kjo vizitë shënon vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.
Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit.
Ajo shkroi: “Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit. Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë.”
Ky takim pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kosovës dhe Bruneit.
