Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, si një mik të palëkundur të Kosovës gjatë një takimi të mbajtur në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj Presidentin, Rexhep Taip Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Takimi mes dy liderëve vjen në një moment me rëndësi për politikën e jashtme të Kosovës dhe përpjekjet për njohje të reja ndërkombëtare.
