Budapest, 16 qershor 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut hungarez, Tamas Sulyok.
Vizita nisi me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, i pasuar nga bisedime ndërmjet delegacioneve të të dyja shteteve.
Në kuadër të vizitës:Presidenti hungarez Sulyok shtroi drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor.
- Osmani u prit edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
- Ajo mbajti një ligjëratë në Universitetin Eötvös Loránd, me temën: “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”.
- Presidentja do të zhvillojë gjithashtu takime me odat ekonomike në Hungari, për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Vizita thekson përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit euroatlantik dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet e BE-së.
