Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 24 majit – Ditës së Presidentit, duke vlerësuar trashëgiminë dhe vizionin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe evropiane.
Në një mesazh përkujtimor, Osmani tha se sot Kosova vazhdon rrugën e vizionit rugovian.
“Ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë,” u shpreh ajo.
Me këtë rast, Presidentja bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova, ndërsa publikoi edhe një video brenda rezidencës së familjes Rugova, duke reflektuar mbi trashëgiminë politike dhe shpirtërore që ai ka lënë pas.
24 maji njihet si Dita e Presidentit në nderim të figurës së Ibrahim Rugovës, udhëheqësit të lëvizjes paqësore për pavarësinë e Kosovës dhe presidentit të parë të saj pas luftës.
