Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje me Kushtetutën, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka uruar për punë të mbarë kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.
Ajo ka shtuar se pret që Kuvendi të procedojë pa vonesa edhe me votimin e Qeverisë së re, që sipas saj, duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
