Presidentja Osmani cakton 12 tetorin 2025 për zgjedhjet lokale

Para 10 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në vend.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me subjektet politike dhe analizës së afateve kushtetuese dhe ligjore. Sipas Presidencës, kjo datë synon të sigurojë përgatitje të plotë teknike dhe logjistike nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me standardet demokratike.

Osmani u ka bërë thirrje partive politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i qasen procesit me përgjegjësi dhe seriozitet, për të garantuar një proces të rregullt, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.