Presidenti polak kërkon dëmshpërblim lufte nga Gjermania

Para 7 muaj

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, në një ceremoni të mbajtur me rastin e përvjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kërkoi dëmshpërblim nga Gjermania dhe tha se kjo do të përbëjë një bazë të re për marrëdhëniet e të dyja vendeve.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, një ceremoni përkujtimore u mbajt në Gadishullin Westerplatte në qytetin Gdansk të Polonisë me rastin e 86-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij në ceremoni, presidenti Nawrocki vuri në dukje se vendi i tij ndodhet përballë me një sfide të rëndësishme në ndërtimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s kundër “neoimperializmit të ringjallur dhe federatës ruse” dhe se këtë mision e ka ndarë me Gjermaninë e cila është autore e Luftës së Dytë Botërore”.

Dëmshpërblimi do të përbëjë një bazë të re për marrëdhëniet e dy vendeve, tha Nawrocki, duke shtuar: “Për të krijuar një partneritet të bazuar në të vërtetën dhe marrëdhënie të mira me fqinjin tonë perëndimor, duhet të zgjidhim përfundimisht çështjen e dëmshpërblimit nga Gjermania. Si president i Polonisë, e kërkoj hapur këtë për të mirën e përbashkët dhe të ardhmen tonë”.