Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka paralajmëruar ndërtimin e fabrikës së parë në Kosovë për prodhimin e dronëve. Ai tha se projekti do të realizohet në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe do të hapë 100 vende të reja pune gjatë gjysmës së parë të mandatit.
Sipas Golës, fabrika do të prodhojë dronë për nevoja ushtarake, bujqësore dhe monitorim infrastrukture, duke e shndërruar Gjakovën në qendër të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
