Opinionistja e “Big Talk”, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram. Krahas paraqitjes së saj atraktive, reagime të shumta ka nxitur mbishkrimi i fotografive: “Dit e nat për ty mendoj”. Ky dedikim ka shtuar kureshtjen e fansave se kujt i drejtohet mesazhi, të cilët nuk hezituan të bëjnë “tag” Gjestin, duke shprehur dëshirën për t’i parë ata bashkë.
