Portugalia ka njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës, në një deklaratë të bërë të dielën nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paulo Rangel, në Nju Jork.
Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Lisbona zyrtare e bashkon zërin me vendet e tjera të Komonuelthit – Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Australinë – të cilat, brenda të njëjtës ditë, shpallën gjithashtu njohjen e Palestinës si shtet të pavarur.
Rangel theksoi se zgjidhja me dy shtete është “e vetmja rrugë drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”, duke nënvizuar se Portugalia riafirmon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe dënon sulmet e Hamasit më 7 tetor.
Ky hap diplomatik pritet të shkaktojë reagime të ashpra nga Izraeli, por njëkohësisht rrit presionin ndërkombëtar për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit në Lindjen e Mesme.
