Policia zbulojnë dy lokale të përfshira në lojëra të fatit në Prishtinë dhe Podujevë

Para 1 vit

Policia e Kosovës ka zbuluar dy lokale të përfshira në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, një në Prishtinë dhe një në Podujevë, gjatë mbrëmjes së 26 prillit.

Në Prishtinë, gjatë një kontrolli në rrugën “Ahmet Dërguti”, janë gjetur aparate të lojërave të fatit në një lokal, ku janë arrestuar dy burra. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar pas hetimeve.

Në Podujevë, në rrugën “28 Nëntori”, gjatë kontrollit në një tjetër lokal, janë gjetur prova të organizimit të lojërave të fatit, si kamera monitorimi, tiketa dhe para të gatshme. Të dyja rastet janë trajtuar si “organizim i skemave piramidale”.