Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

Para 1 muaj

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”, e ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj më 6 janar 2026.

Sipas njoftimit, shpallja në kërkim është bërë me autorizim të Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndërsa policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që çdo informacion ta raportojnë në mënyrë konfidenciale përmes emailit ose numrave të policisë.