Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, i cili dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe eksperimente të paligjshme mjekësore. Gjatë kontrollit në pronat e tij, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike. Sllamniku, pas intervistimit në prani të avokatit, është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.
