Policia në Prishtinë realizon 158 urdhëresa dhe sekuestron 15 armë

Para 3 muaj

Gjatë javës së kaluar, Policia e Rajonit të Prishtinës ka realizuar 158 urdhëresa gjykate në lokacione dhe aksione të ndryshme, prej tyre 32 për vepra penale. Po ashtu, janë sekuestruar 15 armë zjarri dhe municione të ndryshme, ndërsa janë shqiptuar 5.302 gjoba për kundërvajtje dhe shkelje të kodit rrugor, përfshirë 788 raste të evidentuara nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.