Minnesota – Policia amerikane arrestoi të dielën Vance Boelter, 57 vjeç, të dyshuarin për të shtënat që shkaktuan vdekjen e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshortit të saj, si dhe plagosjen e senatorit John Hoffman dhe bashkëshortes së tij.
Boelter u kap pas një kërkimi të gjatë dhe ishte maskuar si oficer policie gjatë sulmit. Sipas autoriteteve, ai qëlloi fillimisht në shtëpinë e Hortman në Brooklyn Park, pastaj në atë të Hoffmann në Champlin.
Senatori Hoffman po përballet me operacione intensive dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij është gjithashtu jashtë rrezikut.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të Boelter-it, të cilët kanë bashkëpunuar me hetimet. Ende nuk është zbuluar motivi i sulmit, por në vendngjarje u gjetën dokumente me një listë prej rreth 70 emrash ligjvënësish dhe figurash të komunitetit.
Boelter është ish-zyrtar politik dhe ka pasur lidhje profesionale me Hoffman-in. Ai ka kërkuar falje në mesazhe drejtuar miqve, pa dhënë detaje për veprimet e tij.
