Policia konfirmon raportimin e klankosova.tv për suspendimin e zyrtarëve në Skenderaj

Para 10 muaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e klankosova.tv, se në Komunën e Skenderajt, janë suspenduar tre zyrttarë policorë.

Suspendimi i tyre merr kohëzgjatjen prej 72 orësh, thuhet ndër tjera,

”Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug,  ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”.