Policia kap drogë në formë çokollate në Veri të vendit

Para 6 muaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar drogë të maskuar në formë çokollate në pjesën veriore të vendit.

Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit është gjetur një qese me 29.49 gramë substancë narkotike si dhe një telefon mobil.

Prokurori i rastit është njoftuar dhe lënda tashmë është dërguar në procedurë hetimore, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe qëllimin e dërgesës.