Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klankosova.tv.
Elshani tha se automjetet e FSK-së kanë kaluar nëpër një pikë karburanti, e më pastaj janë kthyer mbrapa, kur kanë kuptuar se janë futur gabimisht.
Dy dëshmitarë okularë kanë konfirmuar po ashtu për Kossev në dëshmi të ndara, se ishin të përfshira më pak se dhjetë automjete, duke përfshirë disa Hummer dhe tre deri në katër kamionë bosh.
“Në fillim nuk i pamë se çfarë lloj automjetesh ishin, menduam se ishin automjete të KFOR-it, por shumë shpejt pamë logon e FSK-së dhe automjetet në trafik filluan të binin boritë”, kanë thënë ata, transmeton Klankosova.tv.
