Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin me institucionet e sigurisë së SHBA-së

Para 3 muaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim atasheun ligjor të FBI-së dhe atë të Departamentit amerikan të Drejtësisë, ku është konfirmuar thellimi i bashkëpunimit strategjik. Gjatë takimit u prezantuan dy përfaqësues të FBI-së që do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës në muajt në vijim, me fokus në hetime penale, inteligjencë dhe luftimin e krimit, në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve.