Policia e Kosovës ka shpërndarë protestuesit serbë në Graçanicë pasi përfundoi koha e lejuar për protestë. Tubimi u mbajt kundër arrestimit të pesë personave serbë, shtetas të Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”. Sipas Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë siguruar prova që i lidhin të arrestuarit me veprime që cenojnë procesin zgjedhor.
