Policia e Kosovës realizon operacion antidrogë në Çagllavicë, konfiskohen 10 kg drogë

Para 11 muaj

Policia e Kosovës, në kuadër të operacionit antidrogë, ka realizuar një bastisje në fshatin Çagllavicë, ku është vënë në shënjestër Agim Rexhepi, 43 vjeç, i dyshuar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Burime të sigurta  bëjnë me dije se bastisja ka vazhduar dhe është përqendruar edhe në Vranjevc, në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë këtij aksioni policor, janë konfiskuar 10 kg substanca narkotike, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për shpërndarje.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar dhe, sipas informacionit, operacioni është ende në vazhdim. Policia e Kosovës ka theksuar se ky aksion është pjesë e një strategjie të gjerë për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.