Policia e Kosovës përgëzohet nga Shërbimi i Sigurisë së Diplomacisë amerikane për shpëtimin e jetës së një gruaje

Para 10 muaj

Shërbimi i Sigurisë i Diplomacisë (DSS) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit ka përgëzuar pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës për shpëtimin e jetës së një gruaje në rrugën Vushtrri – Mitrovicë.

Në një reagim zyrtar, DSS theksoi se ky veprim dëshmon ndikimin pozitiv dhe të drejtpërdrejtë të trajnimeve të ofruara nga Shërbimi i Sigurisë së Diplomacisë dhe ambasada amerikane në Prishtinë.

“Njësia e Hetimeve Speciale e Policisë së Kosovës, e trajnuar në mjekësi taktike, ofroi ndihmë guximtare një qytetari në nevojë. Ky është rezultat i një partneriteti efektiv dhe zhvillimi profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës,” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kishte njoftuar më herët për rastin e shpëtimit të gruas që ishte alivanosur në atë zonë.