Policia e Kosovës përgatit planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Para 4 muaj

Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, duke paraparë angazhimin e një numri të mjaftueshëm policësh të profileve të ndryshme. Plani përfshin katër faza: periudhën parazgjedhore, sigurimin gjatë fushatës, garantimin e rendit dhe sigurisë në ditën e zgjedhjeve, si dhe periudhën paszgjedhore me transport të sigurt të materialit sensitiv.

Qëllimi i planit është krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt, mbrojtja e qendrave të votimit dhe e materialeve zgjedhore, si dhe parandalimi dhe procedimi i çdo vepre penale që cenon të drejtën e votimit. Policia do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe KQZ-në, ndërsa qytetarët ftohen të raportojnë çdo parregullsi apo veprim të kundërligjshëm që lidhet me procesin zgjedhor.