Policia e Kosovës kap automjetin me 241 km/h

Para 1 vit

Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses aktivitetet operacionale në kuadër të planit evropian ROADPOL 2025, i cili është zhvilluar nga data 7 deri më 13 prill 2025, me fokus të veçantë në kontrollin e shpejtësisë në trafikun rrugor.

Gjatë kësaj jave, janë angazhuar njësitë e trafikut në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i kontrolleve intensive, janë realizuar:

2,272 pika kontrolli të automjeteve,

13,509 automjete të kontrolluara,

dhe janë shqiptuar 6,873 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.

Një nga rastet më të rënda të evidentuara ishte tejkalimi ekstrem i shpejtësisë, ku një automjet është kapur duke lëvizur me 241 km/h në një zonë me kufizim prej 100 km/h.