Policia e Kosovës, në bashkëpunim me OSBE-në, ka përfunduar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”, me qëllim rritjen e cilësisë së trajnimeve policore. Gjatë një periudhe rreth dyjavore janë certifikuar 18 instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, ky trajnim ka kontribuar në krijimin e një kuadri profesional të nivelit të lartë, duke përmbushur standarde të avancuara ndërkombëtare. Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe përmirësimin e mësimdhënies përmes praktikave më të mira profesionale.
