24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës janë certifikuar në “aftësi të veçanta policore operative” pas një trajnimi të zhvilluar në kampin “Vrella”. Trajnimi u realizua nga një konsulent ndërkombëtar në bashkëpunim me OSBE-në. Policia njofton se ky program synon rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar kapacitetet për operacione të veçanta.
