Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se PDK duhet të hapet ndaj figurave të respektuara që nuk janë më aktive në politikë, për t’u forcuar para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai përmend emra si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, dhe të tjerë, duke theksuar se pranimi i tyre do ta fuqizonte partinë dhe se Kosova ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm të kursit politik.
