Podujevë: Babai raporton se vajza e tij është zhdukur

Para 4 muaj

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar babai i vajzës, i cili bëri të ditur se vaza e tij është zhdukur që nga data 10.12.2025 dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.