Ceki Hoti, aventurieri shqiptar i njohur për udhëtimin e tij epik me biçikletë nga Kosova në Indonezi, ka befasuar publikun me lajmin e fejesës së tij.
Më në fund, Ceki ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij indoneziane.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka ndarë rrathët e fejesës, pa zbuluar ende identitetin e partneres.
Ky lajm vjen ditë pasi Ceki kishte deklaruar se për shkak të mospajtimeve familjare çifti ishin ndarë.
Megjithatë, siç duket, dashuria e tyre ishte më e fortë se çdo sfidë tjetër.
