Pirati sërish, dyfishon epërsinë e Mallorcas kundër Osasunas

Para 3 muaj

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi nuk ka të ndalur.

Derisa në pjesën e parë shënoi për 1-0 ndaj Osasunas, njëjtë bëri edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 61-të, ai pranoi një top nga Sergi Darder, të cilin e konvertoi në gol, për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Aktualisht, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka 18 gola të shënuar në LaLiga këtë sezon.