Shefi i Shtabit Izraelit, Eyal Zamir, dhe komandanti i Forcave Ajrore, Tomer Bar, kanë njoftuar se rruga drejt Iranit është tani e hapur dhe do të vazhdojnë sulmet ajrore në kryeqytetin Teheran. Sipas tyre, forcat ajrore izraelite do të godasin objektiva të ndryshme në Teheran në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme me Iranin.
Media iraniane raportoi se një sulm izraelit në Teheran vrau të paktën 60 persona, përfshirë 20 fëmijë. Në një ofensivë të mëtejshme, forcat izraelite sulmuan objekte bërthamore dhe raketore në Iran, duke shkaktuar mbi 100 viktima dhe qindra të plagosur, përfshirë komandantë dhe shkencëtarë të lartë.
Irani iu përgjigj me raketa balistike ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 3 persona dhe plagosur mbi 170 të tjerë, duke intensifikuar kështu konfliktin mes dy vendeve.
