Përplasje verbale mes deputetit Rashit Qalaj dhe avokatit Arianit Koci para Kuvendit të Kosovës

Para 10 muaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, është përballur sot me avokatin Arianit Koci në hyrje të Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës që po shkonte për të marrë pjesë në seancën konstituive.

Avokati Koci po zhvillonte një aksion simbolik, duke tentuar të bllokojë hyrjen kryesore të Kuvendit, në shenjë proteste për vonesat në formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përplasja mes tyre nisi kur Qalaj i tha Kocit:
“S’besoj që mundesh me na mbyllë. Nuk është puna jote.”

Ndërsa Koci u kundërpërgjigj:
“Si qytetar, bash puna jem është me lyp përgjegjësi.”

Aksioni i avokatit Koci vjen si thirrje për përgjegjësi dhe veprim nga deputetët, në një kohë kur vendi ndodhet në një vakuum institucional.