Dramat mes ish-banorëve të Big Brother vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. Mbrëmë, në një festë luksoze për ditëlindjen e Loredana Bratit, ku ishin të ftuar shumë miq dhe ish-banorë të reality show-t, nuk munguan momentet e tensionuara.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe Xheneta dhe Egli, të cilat duket se nuk kanë asnjë raport pas përfundimit të spektaklit. Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet Egli duke u larguar nga festa menjëherë pasi vëren praninë e Xhenetës në ambient.
Ky moment ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, duke nxitur spekulime për përplasje të pazgjidhura mes tyre.
