Përplasje për pakon 200 milionëshe: opozita akuzon Kurtin për “blerje votash”

Para 6 ditë

Qeveria e Kosovës ka prezantuar një pako ekonomike prej 200 milionë eurosh për përballimin e inflacionit, por iniciativa është kritikuar nga opozita.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se masa të tilla përdoren në kohë zgjedhjesh për përfitime elektorale. Ajo tha se ndihmat financiare nuk e kompensojnë rritjen e çmimeve, duke theksuar se mosheqja e akcizës dhe TVSH-së për naftën ka ndikuar në shtrenjtimin e përgjithshëm të produkteve.