Përplasje në Kuvend: Bajrami i afrohet deputetit pas akuzave për korrupsion

Para 7 ditë

Tensionet u rritën në Kuvend mes Hykmete Bajrami dhe Ejup Ahmeti, pasi ky i fundit e akuzoi për afera korruptive. Bajrami reagoi ashpër dhe iu afrua fizikisht deputetit, duke kërkuar përballje.

Situata u qetësua pas ndërhyrjes së Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi sjelljen të papranueshme dhe u bëri thirrje deputetëve të fokusohen në çështjet për të cilat është thirrur seanca.