Pas situatës së krijuar në spektaklin e së mërkurës, Miri dhe Selin janë përballur sërish, duke shkëmbyer akuza të forta. Miri ka pretenduar se deklaratat e familjarëve përbëjnë informacione nga jashtë, ndërsa Selin e ka kundërshtuar ashpër, duke e akuzuar për mos-sinqeritet. Debati u fokusua te ndërhyrja e familjarëve dhe ndikimi i tyre në lojën brenda shtëpisë, duke ngritur pikëpyetje mbi kufijtë mes lojës personale dhe asaj familjare.
