Një incident tragjik ka ndodhur në Vancouver, Kanada, ku një automjet ka përplasur turmën gjatë një festivali rrugor filipinas, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe disa të lënduar. Policia ka konfirmuar se një burrë 30-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe hetimet janë ende në zhvillim.
Në një deklaratë përmes platformës X, autoritetet kanë njoftuar se, për momentin, ata janë të bindur që ky nuk ka qenë një akt terrorist.
